74 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(29.01.2023 09:21:04)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 74 raste aktive me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste të reja.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë hospitalizuar edhe gjashtë persona të tjerë.
Megjithatë, gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 12 persona dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
/Shqip.com