Lajme

7 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24-të orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 7 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu në këtë interval kohor nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes ndërsa numri i të shëruarave ka shkuar në 25.

Statistikat nga Ministria e Shëndetësisë

Momentalisht në Kosovë janë 70 raste aktive, ndërsa gjatë 24-të orëve të fundit janë kryer 137 testime.

Numri total i dozave të administruara është 1 milionë e 835 mijë e 964./Shqip.com