Lajme

64 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 64 raste aktive me COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID-19.

Megjithatë, gjatë kësaj dite janë shëruar gjithsej 13 qytetarë.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Vetëm në një ditë janë dhënë 23 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Vaksina anti-COVID-19

Ndërkaq, MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar që të vazhdojë vaksinimi i qytetarëve si dhe kanë apeluar që qytetarët të ju përmbahen masave preventive kundër COVID-19./Shqip.com