Lajme

61 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 71 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar tri raste të reja.

 Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë hospitalizuar edhe gjashtë persona të tjerë.

Megjithatë, gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 15 persona dhe është shënuar një rast i vdekjes.

/Shqip.com