576 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(02.04.2022 08:36:35)

Me 26 rastet pozitive të konfirmuara të premten, numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka arritur në 576.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 223 mijë e 786.
Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur tre mijë e 135 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 249 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 822 mijë doza të vaksinës.
Deri më sot mbi 820 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Shqip.com