Jurgis Çyrbja del nga SPAK-u, ish-deputeti socialist merret i pandehur për ‘shpërdorim detyre’
Publikuar:
(11.10.2024 11:13:36)
Jurgis Çyrbja është marrë i pandehur zyrtarisht nga SPAK për shpërdorim detyre. Çyrbja ishte sërish sot në Prokurorinë e Posaçme ku i është komunikuar akuza.
Ish-deputeti i PS-së do të përballet në gjykatë me akuzën për “shpërdorim detyre” në kohën kur ishte drejtor i ZVRPP Durrës të ngritura nga zyrtarë të PD-së.
Pas daljes nga SPAK, ai është shprehur para gazetarëve se duhet t’i drejtohen Prokurorisë së Posaçme për informacione.
Ish-deputeti socialist shtoi se do të paraqitet në organin hetues sa herë ta thërrasin.
/Shqip.com