Lajme

51 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë,  ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 492 testimet e kryera janë shënuar 51 raste të reja me Covid-19.

Ndërkaq, nuk është raportuar asnjë humbje jete dhe numri i persona të shëruar është 91 persona.

Aktualisht në Kosovë janë 536 raste aktive.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Nga fillimi i pandemisë  deri më tani janë realizuar 1,835715 doza të vaksinës.

Lexo edhe:
Në Kosovë aprovohet doza e katërt e vaksinës për disa kategori

Ditë më parë MSH-ja ka njoftuar edhe për fillimin e aplikimit të dozës së katërt të vaksinës për personat e moshës mbi 50-vjeç në Kosovë./Shqip.com