Teknologji Kompania kishte thënë se në Shtator do të hapte zyra në 50% të kapacitetit. Por tashmë ky plan ka ndryshuar.

50% e fuqisë punëtore të Facebook punë nga shtëpia për 5-10 vitet e ardhshme

Punonjësit e Facebook do të punojnë nga shtëpia të paktën deri në fund të këtij viti. Kompania ka ndryshuar planet për të sjellë punonjësit në SHBA në zyra për shkak të shqetësimeve në rritje për variantin delta të Covid-19.

Kompania kishte thënë se në Shtator do të hapte zyra në 50% të kapacitetit. Por tashmë ky plan ka ndryshuar.

Facebook pushtoi titujt e lajmeve në fillim të 2020-ës duke u bërë ndër kompanitë e para që mbyllën zyrat dhe nisi punën në distancë.

Kompania tha se për tu rikthyer punonjësit duhet të jenë të vaksinuar ndaj Covid-19. Ekzekutivi i kompanisë Zuckerberg është shprehur se 50% e fuqisë punëtore të kompanisë do të punojë nga shtëpi në 5-10 vitet e ardhshme. /Shqip.com