Lajme

40 raste pozitive me COVID-19 të shtunën në Kosovë

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se 40 raste të reja më Coronavirus janë konfirmuar të shtunën në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.

Në total numri i rasteve aktive është 1.226.

May be an image of text that says 'COVID19 BASHKE IA DALIM! E SHTUNE UBLIKA KOSOVES MINISTRIA SHENDETESISE 09.10.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève 12.144 144 Të vaksinuar me dozën dytë 608.939 Të vaksinuar me dozën parè 823.196 Numri total dozave të administruara 1.432.135 E SHTUNE 09.10.2021 ※ Numrii testimeve 2.870 Raste pozitive 40 + Të shöruar Raste të vdekjes o 149 Raste aktive 1.226 Pozitiviteti rasteve 1.39%'

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës.

Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com