Lajme

40 burra në Kosovë e kanë dokumentuar dhunën seksuale gjatë luftës

Ilustrim
Ilustrim

Dhunimi seksual i 40 burrave në Kosovë gjatë luftës së fundit tashmë njihet ligjërisht nga shteti.

Ata dhe 968 gra të tjera kanë dokumentuar dhunën seksuale që kanë përjetuar para më shumë se dy dekadash.

Për tri vjet, mbi një mijë persona kanë arritur të fitojnë statusin e viktimës së dhunës seksuale dhe për të përfituar pagesën mujore prej 230 eurosh.

Në mesin e tyre, ka gra e burra që kanë refuzuar të marrin pensionin, por kanë kërkuar vetëm të dokumentojnë tmerrin që kanë përjetuar.

Kryetarja e Komisionit për Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, Minire Begaj-Balaj ka thënë se procesi i verifikimit të të gjitha lëndëve të dorëzuara është i ndjeshëm dhe i vështirë.

Week of Women בטוויטר: "Panel Discussion on “A Culture of Impunity: Moving  Forward with Sexual Violence survivors during War” @oconnellruairi Kivilcim  Kilic , Minire Begaj-Balaj, Igballe Rogova, Flora Macula Moderated by: Jeta
Minire Begaj-Balaj

Ka thënë se prej kur ka filluar punën ky komision janë paraqitur mbi 1500 raste.

“I kemi 1565 raste që kanë aplikuar për t’u njohur statusi i viktimës së dhunës seksuale. Prej tyre të trajtuara i kemi 1008 raste që u kemi njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale”.

“Ky numër është edhe i përfshirë në pensionin mujor personal në vlerë prej 230 eurosh. Prej tyre në përgjithësi të trajtuara deri më tani janë 1280”, ka thënë ajo në një intervistë për KosovaPress.

Siç ka bërë të ditur Begaj-Balaj, janë rreth 50 raste të cilat janënë shqyrtim.

Ndërsa, gjithsej 219 raste janë të refuzuara.

“Por, te pjesa e refuzimeve i kemi edhe kërkesat për rishqyrtim edhe kërkesat që po shkojnë me padi në gjykatë”, ka thënë Begaj-Balaj.

Pranë komisionit të përbërë nga nëntë panelistë gjatë këtij viti janë paraqitur dosjet e 74 personave.

Udhëheqësja e këtij komisioni me mandat pesëvjeçar, shprehet se prioritet kanë që palët të trajtohen me kujdes dhe të paraqiten nevojat e të mbijetuarve.

Sipas saj, ka lëndë që trajtohen deri në katër herë, para se të merret vendimi për këtë rast.

Afati i fundit për të paraqitur kërkesën për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimës së dhunës seksuale është pesë vjet nga fillimi i punës së komisionit.

Ky komision Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018./SHQIP.com