Lajme

4 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë nuk u vaksinua

Klinika Infektive, QKUK.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24-të orëve janë shënuar 4 raste të reja me COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, njofton se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Momentalisht në Kosovë janë të shëruar 49 qytetarë ndërsa numri i rasteve aktive është 196.

Gjatë 24-të orëve janë kryer 102 testime.

MSH-ja dhe IKSHPK-ja kanë rekomanduar që qytetarët ta vazhdojnë vaksinimin si dhe të përmbahen masave preventive kundër COVID-19./Shqip.com