Lajme

38 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 38 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri.

Siç raporton ABC News Albania ky rezultat ka ardhur si pasojë e 650 testimeve të kryera.

Numrin më të madh të rasteve pozitive e ka Tirana duke pasuar me Vlorën, Gjirokastrën etj.

Gjatë kësaj dite në Shqipëri janë shëruar 28 qytetarë si dhe nuk është konfirmuar asnjë rast i vdekjes.

Aktualisht, në Shqipëri janë 390 raste aktive me COVID-19 ndërsa, në spitalin COVID3 janë duke u trajtuar pesë pacientë.

/Shqip.com