Lajme Botë

Presidenti çek përfundon në spital

Presidenti çek, Milos Zeman

Presidenti çek Milos Zeman është dërguar në spital mes trazirave politike pas fitores së papritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare.

77-vjeçari është një duhanpirës i fortë dhe ish pijanec i rëndë që përdor një karrige me rrota dhe vuan nga diabetim raporton BBC, transmeton Shqip.com.

Ai do të drejtonte bisedimet për formimin e një qeverie të re pas votimit të së shtunës.

Lexo edhe:
Haradinaj kërkon dyfishimin e pensioneve për veteranët e luftës

Drejtori i Spitalit Qendror Ushtarak të Pragës tha se Zeman ishte në kujdes intensiv për komplikime nga një gjendje e njohur.

“Ne e dimë saktësisht diagnozën, e cila na lejon të synojmë trajtimin,” tha drejtori Miroslav Zavoral, por shtoi se ai nuk do të japë detaje të tjera sipas kërkesës së presidentit.

Koalicioni i djathtë në Çeki pasi dolën të parët në zgjedhje

Zyra e Zemanit ka thënë më parë se ai po vuan nga lodhja dhe dehidratimi, pasi kaloi tetë ditë në spital muajin e kaluar.

Presidenti u dërgua në spital nga kështjella presidenciale jashtë kryeqytetit Pragë të dielën në mëngjes, menjëherë pas një takimi me kryeministrin Andrej Babis.

Ndërsa, kryeministri Andrej Babis ka humbur votën popullore, pasi koalicioni i djathtë arriti të shënojë fitore. /Shqip.com