Lajme

35 të burgosur pranojnë certifikata për aftësim profesional në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, janë shpërndarë 35 certifikata të aftësimit profesional për të burgosurit.

Siç njofton ministria e Drejtësisë, aftësimi i tyre ka përfshirë lëmenjtë e ndërtimtarisë, automekanik, instalim të ngrohjes, axhustatorë, etj.

“Certifikatat e aftësimit profesional jo vetëm që do t’u ofrojnë të burgosurve mundësi për një të ardhme më të mirë, por gjithashtu do të ndihmojnë në zvogëlimin e ndikimit të krimit në shoqëri. Kjo përpjekje për të ofruar mundësi për të përfituar njohuri dhe aftësi të reja është një hap drejt ri integrimit të tyre në shoqëri dhe një kontribut i rëndësishëm për të shmangur përsëritjen e veprave penale”, thuhet në njoftim.

Ministrja Albulena Haxhiu në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të aftësimit profesional për të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt ri integrimit të tyre në shoqëri dhe përballjes me sfida të reja.

Gjithashtu, ajo shprehu besimin se aftësitë e fituara në fushat e ndërtimtarisë, automekanikes dhe lëmenjëve të tjera do të ndihmojnë të burgosurit të integrohen më lehtë në tregun e punës pas lirimit.

/Shqip.com