339 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(15.05.2022 08:07:19)

Në Kosovë janë 339 raste aktive me COVID-19 që nga shfaqja e pandemisë numri i të prekurve ka arritur në 228,818.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se të shëruar janë 224,740 persona, ndërsa të vdekur nga koronavirusi janë 3,139 viktima.
Të shtunëm në Kosovë janë regjistruar 11 raste pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i rasteve aktive me koronavirus është 339.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 136 persona.
Numri i të vaksinuarve me të dy dozat deri tani është 822.573, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 102.326.
Numri total i dozave të administruara të vaksinave anti-COVID deri tani në Kosovë është 1.827.781./Shqip.com