Lajme

29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 29 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa, janë shëruar edhe 15 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 225,312 që nga fillimi i pandemisë, në total numri i rasteve aktive është 168.

Tabela e Ministria e Shëndetësisë

Në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,830,280 doza të vaksinës.

Deri më sot 823,629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, po ashtu deri më sot janë dhënë 103,098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Shqip.com