28 infeksione me COIVD-19 brenda 24 orëve
Publikuar:
(22.07.2021 15:14:14)

28 infeksione të reja me COVID-19 janë raportuar të enjten.
Ministria e Shëndetësisë, nuk raportoi për ndonjë të vdekur gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Ndërsa, të shëruar ishin 18 persona, raporton MSH.
Rastet aktive me COIVD-19 tash janë 114.
Gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 9.999 qytetare.
Deri më tash, 99 mijë e 377 persona kanë marrë dy dozat e vaksinës.
Ndërsa, 234 mijë 328 persona kanë marrë dozën e parë, tashmë. /Shqip.com