27 raste pozitive me Coronavirus në Kosovë
Publikuar:
(04.04.2022 15:15:45)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të hënën, se gjatë 24 orëve të fundit, 27 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga 752 testime të kryera.
Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar 30 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 223.890.
Aktualisht, numri i rasteve aktiv me COVID-19, është 552.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.710 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, janë dhënë 100.228 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./Shqip.com