25 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Publikuar:
(24.07.2021 21:20:30)

25 infeksione të reja me COIVD-19 janë regjistruar në njëzetekatër orët e fundit në Shqipëri.
Por, nuk është raportuar ndonjë i vdekur si pasojë e Coronavirusit.
Ndërkaq, janë shëruar shtatë persona, raporton Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tash në Shqipëri janë infektuar 132 mijë e 853 qytetarë.
Ndërkohë, numri i vdekjeve është 2 mijë e 456.
Rastet aktive me COVID-19 në shtetin shqiptar janë 272. /Shqip.com