Lajme

241 aktakuza ngriten nga Prokuroria e Ferizajt gjatë 2021-ës për dhunë në familje, shumica e viktimave janë femra

Dhunë në familje / Foto ilustruese
Dhunë në familje / Foto ilustruese

214 aktakuza janë ngritur gjatë vitit 2021 ndaj 236 personave për veprat penale të dhunës në familje, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit, tri lëndë të mbetura lidhur me këto vepra penale, janë ende të proces të hetimeve.

Prokuroria ka njoftuar se në të gjitha rastet e dhunës në familje, shumica e viktimave kanë qenë të gjinisë femërore që kanë përjetuar dhunë në forma të ndryshme psikike, fizike dhe ekonomike.

Tutje, në njoftim thuhet se nga Prokuroria janë bërë 50 kërkesa për paraburgim, të cilat janë provuar nga Gjykata.

“Gjithashtu, vlen të theksohet se në këto raste, dyzet e tetë (48) lëndë janë përfunduar me aktgjykim fajësues dhe asnjë rast nuk ka qenë me aktgjykim lirues.

Po ashtu, lidhur me këto raste, Prokuroria Themelore në Ferizaj, e ka të caktuar një prokurore-koordinatore për trajtimin sa më efikas të këtyre rasteve”, përfundon njoftimi i Prokurorisë./SHQIP.com