Lajme

23 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Urgjenca në Shqipëri

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ky rezultat ka ardhur nga 389 testime të kryera si dhe gjatë kësaj dite janë shëruar 55 persona.

Siç ka raportuar ABC News Albania, numrin më të madh të rasteve pozitive e ka Tirana duke pasuar me Ferin, Durrësin etj.

Aktualisht, në Shqipëri janë edhe 594 raste aktive me COVID-19.

Ndërsa, në spitalin COVID3 po marrin trajtim gjashtë pacientë si dhe nga COVID-19 nuk ka asnjë të vdekur për gjatë një dite.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,647 që nga fillimi i epidemisë./Shqip.com