Lajme

2 mijë maturantë do të mbështeten me nga 600 euro për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë

Ministri i Financave duke nënshkruar marrëveshje me ministren e Arsimit

Dy mijë maturantë do të mbështeten me nga 600 euro që mbulojnë shpenzimet për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative për nxënien e aftësive digjitale, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se me këtë mbështetje synojnë të nxisin të rinjtë që të orientohen drejt botës digjitale, ku tregu i punës ka nevojë të jashtëzakonshme.

Ministri i Financave dhe ministrja e Arsimit duke nënshkruar mbështetjen për maturantët.

“Programimi, zhvillimi i web dhe apps, rrjetat kompjuterike, databazat, dizajni, marketingu online, rrjetet sociale, etj., janë disa nga fushat që do të mbështeten.

Përfituesit do të mund të zgjedhin kursin që u intereson ta ndjekin, dhe ne do të mbulojmë: – 200 euro shpenzime të ndërlidhura, – 300 euro rimbursim për koston e kursit, dhe – 100 euro shpërblim me rastin e kompletimit me sukses të kursit”, thuhet ndër tjerash në postimin e tij./SHQIP.com