Lajme Botë

19-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut mes pengjeve të Hamasit

Mes pengjeve të të grupit terrorist të Hamasit është edhe një vajzë nga Shkupi.

Naama Levi një 19-vjeçare nga Maqedonia e Veriut është rrëmbyer më 7 tetor gjatë sulmit që grupi terrorist kreu në Izrael.

Ky informacion është konfirmuar edhe për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

Informacionin e ka dhënë Rashel Levi Drumer, profesoreshë në Izrael, e cila është me origjinë maqedonase dhe e cila është e përfshirë në përpjekjet për lirimin e vajzës.

“Zoti Shaul Levi, i cili ka rrënjë maqedonase, më telefonoi dhe kërkoi që të ndihmojmë në çfarëdo mënyre për lirimin e mbesës së tij. Ajo është një aktiviste paqeje, por u rrëmbye dhe u dërgua në Gaza. Ka prova dhe një video të saj”, tha profesor Drummer.

Familja e saj ka bërë thirrje pr ndihmë për të shpëtuar 19-vjeçaren.

/Shqip.com