19 vjeçari – hero i “Djajve të Kuq”
“Djajtë e Kuq” shpëtuan nga humbja, hero ishte një djalosh 19 vjeçar.
Ka përfunduar me barazim 1-1 kryendeshja e sontme në Ligën e Kampionëve – ndërmjet Atletico Madrid dhe Manchester United.
Raste dhe gola pati, por jo edhe fitues.
Vendasit arritën që të kalojnë në epërsi – pas vetëm shtatë minutave lojë.
Pas një krosimi të dhënë nga Renan Lodi, më së miri në zonë u gjend Joao Felix, i cili e dërgoi topin në rrjetë.
Për sulmuesin portugez – ky ishte goli i vetëm i shënuar në Ligën e Kampionëve – në këtë sezon.
Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga vendasit, teksa mysafirët nuk arritën as të dërgonin ndonjë goditje në portën e Jan Oblak.
Pjesa e dytë nisi me një tempo tjetër, ku më kërkues ishin anglezët.
Pas një asistimi të dhënë nga Bruno Fernandes, Anthony Elanga arriti që të mposhte me ftohtësi portierin e kundërshtarve dhe rezultati u barazua.
Për 19 vjeçarin – ky ishte goli i parë në karrierë – në këtë kompeticion.
Deri në përfundim të takimit, Atletico pati edhe një mundësi të artë për ta barazuar rezulatitn. Por, goditja e Antonie Griezmann u ndal nga tranzver
Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet me 15 mars, me fillim nga ora 21:00.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në të njëjtë kohë – në Portugali, Benfica dhe Ajaxi barazuan 2-2. /Shqip.com