19 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
Publikuar:
(23.07.2021 15:02:39)
19 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer dy mijë e 267 testime, njofton Shqip.com.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar shtatë persona.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, të premten u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se situata me pandeminë COVID-19 është nën kontroll, “por rrezikohemi nga varianti Delta”.
“Ju bëj thirrje që të caktoni terminet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat tuaja”./Shqip.com