Kulturë

Rita Ora emocionohet teksa flet për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rita Ora

Artistja kosovare Rita Ora, ka mbajtur konferencë për media para koncertit që do të mbaj sot në Tiranë.

Ajo gjatë konferencës tregoj rëndësinë e rinisë duke mos e marrë edukimin e tyre si të mirëqenë, mesazh të cilin do e përcjell përmes koncertit.

Ajo tregoi që koncerti do të jetë i gjithi për vajzat, teksa përmend edhe rastin e fundit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

“Ju kërkoj ndjesë sepse mund të jem pak emocionale në këtë mesazh që po jap duke qenë se vetëm pak kohë më përpara, ajo çfarë ndodhi në Kosovë, një ngjarje shumë e rëndë, na bëri të kujtojmë edhe njëherë se sa e rëndësishme është që të kemi një fokus në këto çështje të rëndësishme sociale dhe se sa e rëndësishme është dhe për prindërit dhe komunitetin që të punojnë me këta të rinj, të punojnë me fëmijët që këto ngjarje të mos përsëriten dhe të kemi mundësi përmirësohet situata” – u shpreh Ora.

Rita, gjithashtu ka folur edhe për fëmijërinë e saj duke theksuar që ndihet krenare për prindërit e saj.

“Unë kam pasur një fëmijëri shumë të lumtur dhe jam krenare për prindërit për faktin se si më kanë rritur, duke më treguar për historinë dhe traditat shqiptare. Jam mirënjohëse prindërve që më dhanë mundësinë duke u larguar nga vendi për në Britani dhe mundësinë e re për të punuar, ka pasur vështirësi sepse shpeshherë e kam ndjerë vetën sit ë huaj në atë ambient për shkak të gjuhës dhe traditave por kjo gjë nuk më ka ndaluar”, është shprehur tutje ajo.

Rita Ora, ditën e djeshme mori edhe çmimin “Naim Frashëri”, nga presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.