Lajme

18 të vdekur nga COVID-19 dhe 2 mijë e 295 raste të reja

Foto: Ilustrim

18 persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me Coronavirus, ndërsa kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar gjendjen e krijuar me COVID-19 brenda një dite në Kosovë.

Lexo edhe:
“E kam qit jashtë dhe i kam bërtitë për me dëgju krejt” – Kurteshi për incidentin në KQZ

Bazuar në njoftim, katër raste të vdekjes janë shënuar më shumë se përgjatë 24 orëshit të kaluar.

Edhe numri i rasteve pozitive me COVID-19 po vazhdon të shënohet i lartë çdo ditë e më shumë.

Nga gjithsej 12 mijë e 406 testime të kryera, dy mijë e 295 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Numër më i madh se i një dite më parë është vërejtur edhe në rastet e personave të kuruar.

Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786, derisa numri i rasteve aktive është rritur në 24 mijë e 939.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com