18 për qind e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut kanë votuar deri në ora 13:00
Publikuar:
(31.10.2021 15:24:30)

Maqedonia e Veriut është duke votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku deri në ora 13:00 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 18.81 për qind të qytetarëve.
Votimi në komunën e Gostivarit në pjesën e parë të ditës karakterizohet me rritje të pjesëmarrjes në krahasim me rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.

Pjesëmarrja më e lartë është konfirmuar nga kandidatët për kryetarë bashkie dhe shtabet e tyre zgjedhore.
Në komunën fqinje Vrapçisht, deri në orën 13 në 39 vendvotime kanë dalë 4.295 qytetarë nga 26.383 votues të regjistruar (16,29 për qind).
Raundi i parë i votimeve lokale ishte mbajtur më 17 tetor. /Shqip.com