Kulturë

Dua Lipa me program për kantautorët e rinj në Kosovë

Këngëtarja kosovare Dua Lipa, do të nis një program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë.

Lipa, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se Fondacioni “Sunny Hill” është bashkuar me Musikmakarna, akademinë e kantautorëve në Suedi, për krijimin e këtij programi.

“Shkova në studio sot për të parë se çfarë kanë bërë dhe u befasova nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi. U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë e emocionuar që vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet në diçka vërtet të bukur”, ka shkruar këngëtarja.

Dua Lipa, ka qëndruar për katër ditë në Kosovë, gjatë organizimit të festivalit “Sunny Hill”, i cili mjaft artistë ndërkombëtar në Kosovë.