171 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Publikuar:
(08.09.2022 20:52:04)

Gjatë 24-të orëve të fundit janë shënuar 171 raste të reja pozitive me COVID-19 në Shqipëri.
Po ashtu është bërë e ditur se gjatë 24-të orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.
17 është numri i qytetarëve të shtruar në spitalet e Shqipërisë. Momentalisht në Shqipëri janë 329 mijë e 541 raste pozitive dhe 1 mijë e 689 raste aktive.
Prej momentit të fillimit të pandemisë COVID-19, jetën e kanë humbur 3 mijë 584 qytetarë./Shqip.com