17 vjeçari që e zotëroi mesfushën kundër Italisë
Eleminimi nga Italia në “Euro 2020” kishte lënë shije të hidhur për Spanjën dhe mbrëmë ishte “nata e hakmarrjes”.
Përzgjedhësi i “La Roja-s”, Luis Enrique po vazhdon të i besojë talentëve të rinjë dhe tashmë një “diamant” është shfaqur te spanjollët, shkruan Shqip.com.
Pablo Martín Páez Gavira apo i njohur shkurt vetëm si Gavi, ishte startues nga minuta e parë kundë azurëve dhe hyri në histori duke u bërë futbollisti më i ri që ka luajtur ndonjëherë në kombëtaren spanjolle ( 17 vjeçar – 62 ditë).
Paraqitja e tij në fushën e gjelbër ishte e tillë që u duartrokit nga shumë fansa të futbollit, ndërsa Enrique tha për të se mund të jetë e ardhmja e ekipit kombëtar.
“Ai mund të jetë e ardhmja e këtij ekipi, por ai gjithashtu mund të jetë e tashmja gjithashtu pasi ai e ka personalitetin për të luajur në atë nivel. Ai është futbollist që nuk e humb topin, ka një teknikë të përkyer dhe është i përgaditur mirë fizikisht”, u shpreh trajneri i Spanjës.
51 vjeçari gjithashtu shtoi që “Gavi mund të sjellë te ‘Furia e Kuqe” shumë personalitet, gatishmëri për të luajtur dhe shumë guxim, sepse asgjë nuk është shumë për të”.
Për talentin e ri, fjalë të mira pati edhe bashkëlojëtari i tij Ferran Torres i cili tha “ Ai është i ri, por i qetë në fushën e gjelbër.Ne e parë në lojë se çfarë lloji i lojtarit është ai”.
Gavi është prodhim i “La Masias” dhe këtë sezonë po merr minutazh me ekipin e parë të Barcelonës. Ai ka zhvilluar pesë ndeshje në La Liga dhe dy në Ligën e Kampionëve.
Së bashku me Ansu Fatin dhe Pedrin ( 18 vjeçar të dy) ata po konsiderohen si e ardhmja e klubit katalunas./Shqip.com