17 lopë të kontrabanduara nga Serbia, kapet një person në bjeshkën e Istogut
Publikuar:
(11.07.2021 11:14:29)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti kishte kontrabarduar 17 krerë gjedhe nga Serbia, shkruan SHQIP.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:10 në bjeshkën e Kabojës në Istog.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt
“Njësitet policore kanë vërejtur të dyshuarin mashkull kosovar i cili nga Republika e Serbisë i kishte futu (kontrabanduar) në territorin e Republikës së Kosovës 17 krerë gjedhe. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./SHQIP.com