Lajme Ballkan

15 vdekje si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

15 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Kjo është edhe një tjetër ditë ku në shtetin fqinjë raportohet numër i madh vdekjesh.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë, ka regjistruar edhe 185 infeksione të eja nga 1 mijë e 876 teste.

Vaksinimi anti-COVID

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 193 mijë e 408 raste.

Nga këto infeksione 174 mijë e 148 të infektuar janë shëruar. Kurse 6 mijë e 719 kanë ndërruar jetë.

Raste aktive janë 11 mijë e 878. /Shqip.com