14 raste të reja me Coronavirus të premten në Kosovë
Publikuar:
(05.11.2021 15:03:31)

14 raste të reja të infektimit me COVID-19 janë konfirmuar të premten në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.619 testime, ndërsa nuk është raportuar për viktima.
Janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419.
Në total numri i rasteve aktive është 440.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës.
Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com