Lajme

13 të infektuar me COVID-19, asnjë humbje jete

13 persona janë infektuar me Covid-19 këtë të shtunë në vendin tonë. Ndërsa ministria njofton se nuk ka asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit nga 445 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me koronavirus: 9 qytetarë në Tiranë, 2 në Patos, nga 1 qytetarë në Durrës, Sarandë.

Janë 189 qytetarë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Mësohet se janë shëruar 10 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 328,349 që nga fillimi i epidemisë.

/Shqip.com