Lajme

13 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19, ilustrim

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit nga 160 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.304.

Kurse, në 24 orët e fundit janë dhënë 47 doza të vaksinës kundër COVID-19

Ndërkaq, deri më sot 823.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 119./Shqip.com