Lajme

12 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 12 raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, gjatë një dite janë shënuar dy raste pozitive.

Megjithatë, nuk është shëruar asnjë person si dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here, por në 24 orët e fundit janë dhënë vetëm 17 doza të vaksinës kundër virusit.

/Shqip.com