Lajme

11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

COVID-19
COVID-19

Në bazë të raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 raste të reja me Coronavirus.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se janë realizuar 646 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.740.

Në total numri i rasteve aktive është 339.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 136 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.781 doza të vaksinës. Deri më sot 822.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.326 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Shqip.com

Raporti i MSH-së