Lajme

106 raste aktive me COVID-19

Qendra e COVID-19

106 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Kjo, pasi të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë raportoi më shumë të shëruar sesa të infektuar. Vdekje nuk kishte.

Në bazë të të dhënave në njëzetekatër orët e fundit, u regjistruan 12 infeksione të reja e 14 të shëruar.

Ndërkohë vaksinimi masiv kundër COVID-19 po vazhdon.

Gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 11.518 qytetarë.

Tash 78.298 njerëz e kanë kompletuar vaksinimin, ndërsa 282.180 kanë marrë të paktën një dozë. /Shqip.com