Lajme

10,000 civilë të bllokuar në Severodonetsk

Marrë nga BBC

Rreth 10,000 civilë janë bllokuar në qytetin ukrainas të sulmuar, Severodonetsk, ku luftimet janë ndezur për javë të tëra, tha guvernatori lokal.

“Nga 100,000 banorë, rreth 10,000 mbeten,” tha guvernatori rajonal i Luhansk Sergei Haidai në Telegram.

Ai tha se ushtria ukrainase “po e mban armikun sa më shumë që të jetë e mundur” në qytet, shkruan BBC.

Ura e fundit që të çonte jashtë qytetit u shkatërrua në luftime në fillim të kësaj jave – në fakt duke bllokuar banorët brenda.

Furnizimet thelbësore po mbarojnë për civilët e bllokuar – shumë prej të cilëve janë strehuar në bunkerë poshtë fabrikës kimike të qytetit Azot – me furnizime të pakësuara të ujit, ushqimit, kanalizimeve dhe energjisë elektrike.

Luftimet në Ukrainë po vazhdojnë edhe në ditën e 113-të të luftës, të cilat kanë lënë të vdekur shumë civilë.