Lajme

100 ushtarë të Gardës Kombëtare të Idaho-s do të vendosin në Kosovë

Faqja zyrtare e ushtrisë amerikan ka njoftuar se më shumë se 100 ushtarë amerikanë të Batalionit 1 të Helikopterëve Sulmues të Gardës Kombëtare të Idaho-s do të vendosen në Kosovë.

“Disa helikopterë UH-60M Black Hawk dhe më shumë se 100 trupa u vendosën në Teksas për rreth 30 ditë trajnim shtesë përpara se të niseshin për në Kosovë për një rotacion 11-mujor në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s”, thuhet në njoftim.

Ata vijnë në kuadër të operacionit “Mbrojtësi i përbashkët”, i cili është mision i përbashkët nën Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara

Nënkoloneli Bryan C. Reid tha se këta ushtarë kanë punuar dhe janë trajnuar me zell gjatë 18 muajve të fundit për këtë zhvendosje.

/Shqip.com