Rozë

10 persona të armatosur i hyjnë në shtëpi të Loredanës, publikon pamjet

Pamje nga vjedhja e shtëpisë së Loredanës,

Reperja nga Ferizaji me famë ndërkombëtarë, Loredana Zefi, është emër shumë i përfolur për jetën e saj, shkruan SHQIP.

Loredana së fundi është përfolur për ribashkimin e saj më reperin Mozzik.

Gjatë ditës së hënë ajo ka rënë pre e grabitjes që ka ndodhur në shtëpinë e saj nga 10 persona më armë.

Siç bënë të ditur vetë artistja ata kanë vjedhur para, sende me vlerë dhe hard drive të kameramanit të saj.

Por ajo çfarë e trishton më shumë reperen është vjedhja e një sendi që për të ka shumë vlerë, prandaj kërkon ndihmën e ndjekësve për çdo lloj informacioni që mund të kenë.

“10 burra hyn në shtëpinë tonë me armë. Nuk mund ta besoj, unë vetë isha në gjumë. Nëse keni ndonjë informacion ju lutem na tregoni, nuk bëhet fjalë për paratë, por për një send shumë personal të timin që ma vodhën. Falë Zotit, familjes dhe skuadrës time nuk i ndodhi asgjë. Fatkeqësisht, hajdutët vodhën gjithë hard drive e kamermanit tonë. Dje e kuptova se çdo ditë duhet të jesh falënderues për gjërat që ke. Ne ishim në shtëpi”, shkruan Loredana duke publikuar edhe pamjet.

Ndërsa, Loredana ka njoftuar se shumë shpejte pritet të sjell albumin e saj më të ri./SHQIP.com