Lajme

10 milionë ukrainas mbesin pa energji elektrike

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se më shumë se 10 milionë ukrainas nuk kanë energji elektrike. “Shumica e tyre janë në rajonet Vinnytsia, Odesa, Sumy dhe Kiev”, ka thënë ai, raporton REL.

Tutje, sipas tij, ekipet e inxhinierëve po bënin gjithçka për të normalizuar furnizimin, por kishte “përsëri ndërprerje urgjente, përveç atyre të planifikuara të stabilizimit”.

Zelensky, po ashtu, ka akuzuar Rusinë për “terrorizëm energjetik” mbi sulmet e saj të përsëritura në infrastrukturën kryesore.

“Vetë fakti që Rusia i është drejtuar terrorit kundër sektorit të energjisë tregon dobësinë e armikut”, tha ai.

“Ata nuk mund ta mposhtin Ukrainën në fushën e betejës dhe për këtë arsye ata po përpiqen të thyejnë popullin tonë në këtë mënyrë”, ka thënë mes tjerash Zelensky.

/Shqip.com