Lajme Ballkan

1 korriku – afati i fundit i Serbisë për zhvendosjen e Ambasadës në Jerusalem

Marrëveshja ekonomike midis Kosovës, SHBA-së dhe Serbisë në Uashington më 4 shtator 2020

1 korriku është afati i fundit kur Serbia duhet të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael, nga Tel Aviv në Jerusalem, transmeton Shqip.com.

Megjithse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 4 shtator të vitit 2020, nënshkroi Marrëveshjen e Uashingtonit, pika e fundit e të cilës ia përcakton edhe këtij vendi ashtu sikurse Kosovës, që t’i vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem, deri më tani duket se një veprim i tillë nga Serbia nuk do të merret.

Departamenti Amerikan i Shtetit, shpreson se të gjitha palët pjesëmarrëse në këtë marrëveshje do t’i përmbahen angazhimeve për të cilat janë zotuar në Uashington.

“Shpresojmë që partnerët tanë të veprojnë me mirëbesim dhe të vazhdojnë t’i përmbahen angazhimeve të bëra në Uashington”, thonë DASH për ‘Zërin e Amerikës’ në Serbi.

Megjithëse pika 16 e Marrëveshjes së Uashingtonit, e cila zbatohet vetëm për Serbinë, thotë qartë se “Serbia (Beogradi) bie dakord të hapë një zyrë të Dhomës së Tregtisë dhe një zyrë shtetërore në Jerusalem në 20 Shtator 2020 dhe për të transferuar ambasadën në këtë vend deri më 1 korrik 2021”, autoritetet serbe nuk flasin shumë për këtë.

Si gazetar dhe ish korrespodent i “Politika” nga Lindja e Mesme, Bosko Jaksiq, vlerëson se “Serbia është përpjekur gjatë gjithë kohës për të blerë kohë dhe për të dalë nga ky detyrim”.

Ai beson se administrata e Biden do t’i japë një mundësi Serbisë dhe nuk do ta detyrojë atë të përmbushë detyrimin nga marrëveshja me ish-Presidentin Donald Trump. Por nga e gjithë situata, ka pak mundësi që Serbia të dalë e padëmtuar, shton Jaksiç.

“Nëse e përmbush këtë detyrim dhe e zhvendos me të vërtetë ambasadën nga Tel Aviv në Jeruzalem – atëherë Serbia do të zemërojë shumicën e bashkësisë ndërkombëtare. Duhet të kihet parasysh se Serbia është paralajmëruar shumë hapur dhe qartë nga BE që të mos e bëjë atë. Nëse e gjithë kjo kalon pa u vënë re dhe ambasada nuk zhvendoset, atëherë mund të thuhet se Serbia përsëri shënoi një pikë negative si një vend që nuk përmbush detyrimet e saj ndërshtetërore nga një marrëveshje e nënshkruar, siç është ajo e Uashingtonit gjatë shtatorit të kaluar”, tha Jaksiq. /Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.75
Sot : 27/09/2022