Sport Shqiptar

𝗙𝗖 𝗣𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁𝗶𝗻𝗮 𝟬𝟭 𝗳𝗶𝘁𝗼𝗻 𝗯𝗶𝗻𝗱𝘀𝗵𝗲̈𝗺 𝗻𝗲̈ 𝗱𝗲𝗿𝗯𝗶𝗻 𝗲 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁

Shorti deshi që në rrethin e parë të Kupës së Kosovës të takohen dy skuadra kryeqytetase.

FC Prishtina 01 ka shënuar fitore ndaj FC Prishtinës me rezultat 5-0.

Ndeshjen e ka dominuar në tërësi 01-shi dhe me mëritë u rendit për rrethin e ardhshëm të garave.

Ramadan Alaj shënoi dy herë në këtë takim, ndërsa nga një gol e shtuan Halim Selmanaj, Ermir Kryeziu dhe Ylli Mazrekaj.

FC Prishtina 01 me këtë fitore e mbyll stinorin vjeshtor, ndërkohë që është edhe  lidere në Superligën e Kosovës.

/Shqip.com